Bashkësia Islame e Kosovës- BIK, ka njoftuar haxhinjtë kosovarë që kanë shkuar në tokat arabe janë mirë me shëndet.
“Sipas njoftimit të marrë nga përgjegjësit e haxhit të cilët janë atje, të gjithë haxhitë janë shëndoshë e mirë dhe gjithçka deri më tani ka shkuar sipas planit të paraparë.”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.
Sipas BIK-ut, haxhinjtë kosovarë po bëhen gati për të qëndruar në Arafat në kuadër të ritit për kryerjen e këtij obligimi fetar të konfesionit islam.
“Haxhitë kosovarë, së bashku me të gjithë haxhitë e tjerë, sot kanë filluar përgatitjet për të dalë në rrafshnaltën e Arafatit, ku do të qëndrojnë deri nesër në mbrëmje”, njofton BIK.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.