Mytaher Haskuka i VV-së dhe Anton Quni i LDK-së, haptas janë për një koalicionin qeverisës mes dy partive të cilave ata u takojnë.
Kryetari i Prizrenit dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, kanë njoftuar se janë takuar mes vete, po në Prizren, prej nga edhe vijnë të dy.
Ata përmes një fotografie kanë bërë të ditur se VV e LDK kanë nisur bashkëpunim në këtë komunë e cila drejtohet prej Haskukes, shkruan Reporteri.net.
Madje, Haskuka dhe Quni u kanë çuar ‘selam’ shefave të tyre të partive, Albin Kurti e Isa Mustafa, që ky bashkëpunim i nisur nga ta të ndjeket si shembull edhe në nivel qendrorë.
“Bashkëpunimi ka fillu në Prizren, shpresojmë që shembulli jonë të ndjeket edhe në Prishtinë”, shkruan Haskuka i VV-së derisa shpërndau në facebook foton me Qunin e LDK-së.
Ndryshe, VV dhe LDK ka disa javë që janë duke negociuar për të bashkëqeverisur, pasi në zgjedhjet e fundit këtë dy parti dolën të parat.
Takimi i fundit mes krerëve të VV dhe LDK-së ka ndodhur të shtunën, por pa marrëveshje. /Reporteri.net/.