Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar me shqetësim pas largimit nga stadiumi në Tiranë të flamurit UÇK. Përmes një postimi në rrjetet sociale, OVL e UÇK-së e ka quajtur këtë veprim një “therje në shpirt” për çdo familje dëshmori, luftëtar dhe qytetar që respekton sakrificën për liri.
“Na dhemb zemra, oj nanë Shqipni,” thuhet në fillim të reagimit, ku theksohet se flamuri i UÇK-së nuk është thjesht një simbol, por përfaqëson gjakun e dëshmorëve dhe amanetin e tyre për liri. “Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë,” theksohet ndër të tjera.
Organizata u ka bërë thirrje institucioneve dhe shoqërisë që të tregojnë ndjeshmëri dhe kujdes, duke nënvizuar se çështja e flamurit të UÇK-së nuk është çështje politike, por e kujtesës historike dhe kombëtare.
“Nuk kërkojmë asgjë më shumë veçse respekt për ata që s’kërkuan asgjë, përveç lirisë sonë,” përfundon reagimi i organizatës, që vjen në një moment kur debatet për simbolet e luftës dhe vendin e tyre në hapësirat publike kanë marrë vëmendje të gjerë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.