×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    “Na lini të punojmë”, po vazhdon edhe sot greva e punëtorëve të “Pastrimit” para objektit të Komunës

    Reporteri
    26 Maj 2025 | 10:14

    Greva e punëtorëve të kompanisë rajonale “Pastrimi” po vazhdon edhe të hënën.

    Derisa punëtorët janë mbledhur para objektit të komunës, kamionët e kësaj kompanie janë vendosur në rrugë para objektit të Komunës së Prishtinës.

    Punëtorët e “Pastrimit” po kërkojnë realizimin e kërkesave të tyre.

    Të dielën, Kryetari i Sindikatës së punëtorëve, Ardian Krasniqi bëri të ditur se greva s’do të ndërpritet deri në përmbushjen e plotë të kërkesave.

    Greva e tyre nisi qysh javën e kaluar.

    Punëtorët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për shkak të mospagimit të borxhit nga ana të qeverisjes lokale.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!