Çmimi i naftës në Kosovë ka mbërritur në vlerën më të lartë që prej fillimit të majit.

Sot, 21 korrik, një litër naftë sipas vendimit të Ministrisë së Industrisë e Tregtisë, do të kushtojë maksimalisht 1.66 euro. Një litër benzinë kushton 1.47 euro, e gasi 60 centë.

Deri tash, që prej 5 majit, një litër nuk ka kushtuar më shtrenjtë. Atë kohë, një litër naftë kushtonte 1.67 euro. Një litër benzinë atë ditë kushtonte 1.52 euro, ndërsa gasi 81 centë.

Reklamë