×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci akuzon mediat pse po raportojnë për fyerjet e aktivistëve të VV-së, rreth orientimit seksual të Grenellit

    Reporteri
    27 Mars 2020 | 18:28

    Në Lëvizjen Vetëvendosje e kanë marrë me pak shqetësim eskalimin e gjuhës të aktivistëve të tyre, të cilët në një grup që e kanë hapur për ta përkrahur Kryeministrin Kurti, kanë fyer në baza të orientimit seksual, ambasadorin Richard Grenell.


    Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci ka reaguar në Facebook duke thënë se një qasje e tillë është e papranueshme, shkruan Reporteri.net.

    Por, çuditërisht ajo më shumë ka zgjedhur të merret më media, e të akuzojë ato për gjithë këtë që po ndodhë, e jo njerëzit e partisë së vetë.

    Madje ka shkuar aq larg sa ka thënë se mediat po e paraqesin popullin si të egër.

    Ky është postimi i saj:

    Ofendimet ndaj prirjeve seksuale të dikujt janë të padrejta, dhe sigurisht që ne nuk pajtohemi me to.

    Duke ditur se si është shkatërruar arsimi nga qeveritë e mëparshme, banaliteti i diskutimeve është pasoja e jo shkaku.

    Fatkeqësisht atë banalitet nuk e shohim vetëm në rrjete sociale, por edhe në media televizive dhe të shkruar. Banaliteti luftohet vetëm me politika që forcojnë edukimin dhe kulturën.

    Nga ana tjetër, cili është kuptimi i publikimit të disa komenteve ofenduese për prirjet seksuale të diplomatit amerikan Grenell nga Gazeta Express? Mes mijëra komenteve, në një grup me 250.000 anëtarë, ata kanë përzgjedhur një grusht syresh. Rrjetet sociale në gjithë botën janë të mbushura me shprehje të pakujdesshme personash privatë, pra pse kjo përzgjedhje tash?

    Perveç klikimeve, duket se ka vetëm dhe një arsye: Gazeta Express me këtë publikim po shfaqë popullin e Kosovës si popull të egër, të cilit nuk duhet t’i dëgjohet fjala, të cilit duhet t’i mohohet e drejta për të vendosur, i cili nuk e meriton demokracinë. E rrjedhimisht, meqë disa njerëz shajnë në rrjete sociale, vendimmarrja demokratike duhet të pezullohet në Kosovë, dhe vendimet duhet t’i marrë Grenelli.

    P.S Ju lutem të mos fyeni apo shani në komente, përndryshe më duhet të fshi çdo komet të papranueshëm.

    Grupi “#meKryeministrin” bëjnë fushatë dhe e fyejnë Grenellin në baza të orientimit seksual

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!