×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci e bën lëmsh: Bislimi nuk e ka nip Tosunin, por e ka diçka si Albini, Glaukun

    Reporteri
    17 Qershor 2021 | 12:49

    Në seancën e sotme të Kuvendit, opozita ka kërkuar shpjegime për Gëzim Tosunin, i cili pritet ta monitorojë punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.


    Deputetët e PDK-së kanë kërkuar sqarime rreth lidhjes familjare të Besnik Bislimit me Gëzim Tosunin, shkruan Reporteri.net.

    E Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se Bsilimi nuk e ka Tosunin, as djalë të hallës e as të dajës, por se ka lidhje të largët familjare me të.

    Lidhjen e Bislimit me Tosunin, Nagavci e ka krahasuar me atë të Albin Kurtit me Glauk Konjufcën.

    “Nuk e ka as djalë të hallës as të dajës. E ka lidhje të largët që spo di qysh me shpjegu, e ka ashtu diça siç ka thënë se e ka Albini Glaukun”, u shpreh ajo.

    Kujtojmë që disa ditë më parë,  ministrja Haxhiu kishte thënë se sipas Bislimit, nipin e tij Gëzimin a e kishte parë një herë në 50 vitet e fundit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!