Deputetja e VV-së, njëherit nënkryetare e Kuvendit nga kjo parti, Arbërie Nagavci ka reaguar pas lajmit se Sierra Lione e ka tërhequr njohjen ndaj shtetit të Kosovës, duke e kujtuar një deklaratë të Enver Hoxhajt të PDK-së.
Nagavci ka shkruar se Hoxhaj në seancën e djeshme të jashtëzakonshme për taksën duke folur për fushatën e njohjeve që Serbia është duke e bërë kundër Kosovës, e ka përmendur se ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka shkuar në Sierra Lione.
Ajo ka kërkuar nga Hoxhaj që të sqarohet se nga ku i mori lajmet për këtë temë, dhe se cka janë duke diskutuar presidenti i Kosovës dhe Serbisë, shkruan Reporteri.net.
Postimi i saj:
Ne seancën e djeshme plenare, z. Enver Hoxhaj duke folur për fushatën e Serbisë kundër Kosovës, deklaroi se kanë informata se Daçiq ka shkuar në Sierra Lione.
Sot lexuam lajmin se ministri i jashtëm serb, Daçiq konfirmon se Sierra Leone ka tërhequr njohjen e Kosovës.
Pyetja është nga i mori lajmet Enver Hoxhaj? Çfarë po bisedon Thaçi me Vuçiqin? Për kënd punojnë këta njerëz, për çfarë agazhohen vërtetë?
https://www.facebook.com/anagavci/posts/10157350947324620
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.