Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës dhe i ka caktuar zgjedhjet parlamentare të parakohshme për 14 shkurt.
Ish-nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë që “lufta ndaj së keqes do të fitohet lehtë e as që kemi pritur që me vullnet do të heqin dorë nga pushteti e institucionet e kapura”.
“Ne në sfida jemi rritur, në përballje kemi fituar e në çdo pengesë jemi forcuar. Asnjëherë s’jemi dorëzuar. Me 14 shkurt, VETËVENDOSIM me referendum, me dashni për vendin.#QeveriaKurti2”, ka shkruar Nagavci në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.