Nënkryetarja e VV-së, Arbërie Nagavci e ka quajtur skandaloze deklaratën e presidentit Thaçi i cili këtë parti e quajti organizatë kriminale.
Nagavci ndër të tjera ka thënë se presidenti që përfaqëson unitetin e popullit nuk duhet të përdorë një gjuhë të tillë ndaj subjektit që ka fituar zgjedhjet, shkruan Reporteri.
Sipas saj Thaçi bashkë me LDK-në duke mos bërë publike letrat që do duhej të ishin zyrtare, dëshmojnë se janë në panikë e se janë të vetëdijshëm për shkeljet kushtetuese që sipas saj janë duke bërë.
Reagimi i plotë:
President Skandaloz
Në veprimet, sjelljet, deklaratat, Thaçi vazhdon të mbetet skandaloz.
Presidenti telefonon në një emision televiziv për të vjellur vrerë kundër Kryeministrit Kurti, përderisa mban sekret letërkëmbimin e tij me kryetarin e LDK-së.
Ndonse sipas Kushtetutës, Presidenti përfaqëson unitetin e popullit të Republikë së Kosovës, Hashim Thaçi e quan Kryeministrin Kurti dhe LV! subjektin që ka fituar zgjedhjet, ndërmarrje kriminale dhe vazhdon me një gjuhë të çoroditur e me zë të dridhur një lum deklaratash pakuptim.
Nga ana tjetër, i njejti, bashkë me LDK-në duke mos bërë publike letrat që do duhej të ishin zyrtare, dëshmojnë se janë në panikë e se janë të vetëdijshëm për shkeljet kushtetuese që janë duke bërë.