×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci: Vitin e ardhshëm do të kemi ritestimin e nxënësve në testin PISA

    Reporteri
    10 Dhjetor 2021 | 23:57
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

    Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka thënë se vitin e ardhshëm do të bëhet ritestimi i nxënësve në testin PISA.

    Sipas Nagavcit, kjo nuk do të jetë aspak e lehtë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Në vitin e ardhshëm do ta kemi ritestimin e nxënësve në PISA. Dhe kjo pastaj do të na jap një mundësi të referencës. Nuk do të jetë e lehtë sepse situata me pandeminë ka shkaktuar sfida të shumta dhe pas humbjes së njerëzve dhe goditjes që ka pasur në ekonomi, unë konsideroj se dëmi më i madh është bërë në arsim”, tha Nagavci në 21 Media. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!