Kandidati i PDK-së në Podujevë, Naim Fetahu, e ka nisur sot fushatën për kreun e qytetit në mënyrë të veçantë.
Fetahu ka takuar sot për çaj babain e dëshmorit të kombit Elfir Behrami, Maliqin.
Me këtë rast, Fetahu ka thënë se Podujeva ka dhënë shumë djem e vajza për lirinë e vendit – por asnjëherë nuk e mori në rikthim një qeverisje që meriton.
“Ditën e parë të fushatës e nisa me nga një çaj me Maliqin, babain e dëshmorit Elfir Behrami. Podujeva ka dhënë shumë djem e vajza për lirinë e vendit – por asnjëherë nuk e mori në rikthim një qeverisje që meriton. Podujeva meriton më mirë. Llapjanët meritojnë më mirë. Lavdi dëshmorëve të lirisë.”, ka shkruar Fetahu.
Kandidati i PDK-së do të garoj me numrin 10 në zgjedhjet e 15 marsit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.