Ish-deputeti i AAK-së dhe ish-anëtari i kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe po trajtohet nga një sëmundje.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.
Haradinaj këtë informacion për ish-ushtarakun e zbuloi kur u akuzua se Qeveria e tij po shpërndanë para. E vendimet e tij, Kryeministri i arsyetojë duke thënë që po u ndihmon njerëzve që kanë dhënë për këtë vend e tash kanë nevojë.
E sipas Haradinaj ka patur edhe prej atyre që nuk i kanë pranuar ndihmesat e qeverisë, shkruan Reporteri.net.
“Njëri prej tyre është Naim Maloku. I kem ofru ndihme por nuk ka pranuar”, ka thënë kryeministri Haradinaj në një intervistë televizive.
Sipas tij, ish eprori i UCK-së ka thënë se po i dhimbsen paratë e popullit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.