Një helmim në masë, dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Trudë të Komunës së Prishtinës.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani, ka bërë të ditur se gjithsej 18 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në një të pame.
“85 persona kanë konsumuar ushqim në një të pame në fshatin Trudë të Prishtinës, por 12 prej tyre kanë kërkuar ndihmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Besi, dhe në gjashtë në një nga QMF-të në Prishtinë. Ata kanë pasur shenja të detoksimit nga ushqimi, si ethe, barkqitje, temperature, vjellje. Gjendja e tyre është stabile”, ka thënë Ramadani për Reporteri.net.
Ai ka thënë se personave që kanë kërkuar ndihmë u janë bërë analizat dhe ato do të dalin pas 72-orëve.
“Jemi duke e monitoruar situatën. I kemi marrë edhe mostrat e ushqimit në laborator dhe jemi duke i ekzaminuar. Rezultatet pritet të dalin pas 72-orëve”, tha ai.
Kurse i pyetur nëse ju është bërë edhe testi anti-COVID, Ramadani tha se të gjithë pacientët kanë dale negativ.
“Ne ju kemi bërë edhe teste anti-COVID. Të gjithë nga ata kanë rezultuar negativ. Një person e kemi referuar për në Klinikën Infektive, por nuk kemi informacion se a ka shkuar”, tha ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.