Drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani ka thënë se Kosova ka ndërtuar një strategji rreth imunizimit të vaksinës Anti-Covid e cila do të fillojë së shpejti.
Ramadani në një konferencë për media tha se janë bërë përgatitjet edhe për thirrjen e personave në termin të caktuara në çdo punkt të QMF-ve.
“Në qendrat e QMF ekziston një vet-aplikacion që nis së shpejti. Secili person i vaksinuar do të pajiset me një kartelë e cila do të jetë universale për të gjithë ata që janë të imunizuar e i cili ju shërben për çështje të shumëllojshme”.
“Kategoritë kryesore janë; punëtorët shëndetësor, personat mbi 65 vjeç dhe të gjithë personat e tjerë me sëmundje kronike. Ne kemi planifikuar vaksinim për tërë popullatën e Kosovës nga ekipet që kanë përvojë të duhur me një kapacitet të 20 mijë dozave në ditë, një kapacitet i menaxhimit tejet efikas të dhënies së vaksinave me kohë”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.