Drejtori i Institutit për Shëndet Publik, Naser Ramadani, në momentin e nisjes së konferencës për media ku u paraqit bashkë me presidentit Hashim Thaçi, ka kërkuar prej gazetarëve të rrinë dy metra larg kreut të shtetit.
“Veç mbajeni distancën ju kisha lut, sidomos te presidenti, te unë afroni sa të doni, te presidenti dy metra duhet, është siguria”, u tha ai gazetarëve, shkruan Reporteri.net.
Ndërsa presidenti Thaçi duke aluduar në gazetarët tha se “këta janë të rinj”.
Kujtojmë se një nga masat mbrojtëse ndaj koronavirusit është që distanca të jetë së paku 1 metër mes njerëzve dhe të mos flasin me duar mes vete. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.