×
  • Lajme
  • Lajme

    Naser Ramadani jep lajmin e mirë: Që nga dje, situata ka nisur të normalizohet

    Reporteri
    15 Korrik 2020 | 15:25

    Gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 119 raste pozitive me koronavirus, gjersa  është njoftuar për 4 të vdekur. 


    Ky rezultat ka dalë nga 420 mostra, të testuara, shkruan Reporteri.

    Drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani ka thënë se situata  ka filluar të normalizohet pas një jave me numër alarmant të rasteve.

    “Prej dje, situata 24 orëshe ka filluar të normalizohet me gjurmimet e gjitha rasteve në Kosovë”, u shpreh Ramadani.

    Ai bëri thirrje që qytetarët të vazhdojnë t’i respektojnë udhëzimet.

    Rastet e konfirmuara pozitive janë nga këto komuna: Prishtinë 63, Gjakovë 12, Drenas 6, Fushë Kosovë 5, Pejë 5, Podujevë 5, Skendraj 3, Ferizaj 2, Deçan 2, Gjilan 2, Istaog 2, Kaçanik 2, Lipjan 2, Vushtrri 2, Obiliq 2 dhe nga 1 rast në Kamenicë, Kllokot, Mitrovicë dhe Rahovec. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!