Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani është vaksinuar sot kundër COVID-19.
Nga IKSHPK është thënë se të gjitha vaksinat në Kosovë janë të sigurta dhe të aprovuara nga Agjencia Evropiane dhe ajo Amerikane.
IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen dhe të mbrojnë shëndetin e tyre.
Njoftimi i IKSHPK’së:
Qytetarë të nderuar!
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Prof. Dr. Assoc. Naser Ramadani sot u vaksinua kundër COVID-19.
Vaksinohuni edhe Ju!?
1. Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVID-19.
2. Të gjitha Vaksinat në Kosovë janë të sigurta dhe të gjitha të APROVUARA nga EMA dhe FDA (Agjencia Evropiane dhe ajo Amerikane)
3. Vaksinohuni për shëndet tani!
4. Beteja fitohet vetëm me vaksinim!
#vaksinohu
#Bashkëiadalim
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.