Katër ditë pas arrestimit për fajde dhe detyrim të mafiozit Ismet Osmani i njohur si Curri, biznesmenit Rrahim Hashimi dhe disa personave të tjetër, për këtë janë marrë mendimet e qytetarëve.
Kësisoj, një mendim e ka dhënë edhe kryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili duket të jetë mik i mirë i biznesmenit të arrestuar Rrahim Hashimi.
Haradinaj, i pyetur nga gazetarja se a ka qenë ndonjëherë i përfshirë, ka dhënë këtë përgjigje interesante.
“Qysh se di çka janë fajdet, a ka shqiptarë që nuk e dinë se çka janë fajdet. A jam unë i përfshirë, nuk besoj që jam sa e njoh veten. Këta që kanë marrë fajde ka qenë dikush që ua ka dhënë kështu që janë të gjithë të përfshirë”, ka thënë Haradinaj për Insajderin.
Ndryshe, Rrahim Hashimi dhe Nasim Haradinaj, në prill të këtij viti kishin publikuar një fotografi bashkë buzë liqenit në Amsterdam.
Hashimi ka qenë pjesëtar i UCK-së, anëtar i PDK-së i cili edhe kishte shpalosur kandidaturën për të drejtuar këtë parti politike. Ai vazhdimisht është parë në shoqëri të zyrtarëve të PDK-së përfshirë edhe deputetin Hajdar Beqaj, me të cilin ka publikuar edhe fotografi në rrjetet sociale.
Nga grupi personave të arrestuar për fajde, Rrahim Hashimi është liruar nga paraburgimi derisa ndaj të tjerëve është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.