×
  • Lajme
  • Lajme

    Nasim Haradinaj bleu veç 220 hektarë tokë të shtetit nga privatizimi

    Reporteri
    17 Tetor 2020 | 13:09

    Përveç, Ramush Haradinajt, edhe një komandant tjetër i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka blerë tokë të shtetit nga Agjencia e Kosovës për Privatizim.


    Bëhet fjalë për kushëririn e Ramushit, Nasim Haradinajn, i cili në deklarimin e pasurisë së tij tregon se vitin 2004 ka blerë 220 hektarë tokë nga privatizimi.

    Këta hektarë tokë, Haradinaj i ka deklaruar tek pjesa e pasurisë së paluajtshme me vlerë prej 3 milionë e 300 mijë euro, raporton Express.

    Megjithatë kjo nuk dihet nëse është vlera me të cilën Haradinaj ka blerë tokën e shtetit, apo shuma që Nasim Haradinaj tashmë vlerëson pronën e blerë në vitin 2004.

    Me vlerën e deklaruar nga Nasim Haradinaj, i bie që një ari tokë të kushtojë vetëm 150 euro.

    Tokë nga privatizimi ka blerë edhe kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj.

    Sipas deklarimeve të ish-shefit të AKP-së, Blerim Rexha, gjatë raportimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, toka e shtetit është dhënë pothuajse falas.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!