Edhe sot janë sjellur dokumente të tjera të Gjykatës Speciale në zyrat e OVL-UÇK-së, nga një person me pseudonimin “Rrufeja”.
Kryesia e OVL dolën në një konferecnë për media, ku konfirmuan sjelljen e dokumenteve me dosje të tjera të Speciales, shkruan Reporteri.net.
E nënkryetari i OVL-UÇK, zbuloi se çfarë ka në këto dokumente. Aty, sipas tij, shihet komunikimi që kishte pasur ish-kryeprokurori i Dhomave të Specializuara, Clint Williamson, me një zyrtar serb që Haradinaj e quan “Vuqkovic”.
“Cka kemi pa këtu shihet se Wiliamson ka me Vuqkovicin i ka mbi 57 kkomunikime, unë boll e dua gruan tem po nuk kam kaq shumë komunikime. Ka komunikim me drejtorin e Policisë mbi 130 komunikime. Ajo cka na pamë këto se krejt këto komunikime janë bërë për rrethin e drenicës, LLapashtincë, Kleckën, Jabllanicën, Radoniqin”, tha ai.
Ndryshe, javën e shkuar u lanë mbi 4000 dosje me dëshmitarë të Speciales, të cilat aktivizuan edhe hetuesit e Dhomave të Specializuara për të bastisur zyrat e OVL-UÇK./Repoteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.