×
  • Lajme
  • Lajme

    Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumin ma bleu Haga, këpucat mi fali drejtori i burgut

    Reporteri
    25 Dhjetor 2024 | 20:12

    Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka rrëfyer për ditët e para në Hagë pas arrestimit që kishte ndodhur në Prishtinë.

    Haradinaj ka treguar edhe një histori interesante, derisa atij i duhej të përgatitej me veshje kostum për të dalë para gjykatës, por që në trup kishte vetëm rrobat e trupit, të cilat i kishte që nga momenti i arrestimit në Prishtinë.

    Ish-ushtari i UÇK-së, ka treguar për drejtorin e burgut që ka qenë finlandez, i cili kishte vendosur t’ia jepte këpucët e tij Nasim Haradinajt, meqë kur i kishin blerë kostum e të brendshme, kishin harruar t’ia merrnin edhe një palë këpucë.

    “Drejtori i burgut kish qenë finlandez. Në gjykatë isha i detyruar me shku komplet. Më kanë thanë me u la, se isha në kmishë qysh më kanë arrestu. Kanë shku më kanë ble të brendshme, kompletin që ma keni pa vesh, është i blemë prej burgut”, ka rrëfyer Haradinaj.

    “Problemi ish që s’ju kujtu me më ble këpucë, se isha në puma të zeza. I ka dathë këpucët drejtori, më tha merri. E njoh unë mentalitetin finlandez”, ka shtuar tutje ai në një intervistë në Frontal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!