×
  • Lajme
  • Lajme / Spotlight

    Nasim Haradinaj: UÇK-ja, ndër ushtritë më të suksesshme që prej Skëndërbeut e këndej

    Reporteri
    29 Dhjetor 2024 | 17:38
    Foto: Adriatik Jakupi, Reporteri

    Ish-Nënkryetari i OVL e UÇK-së, Nasim Haradinaj, thotë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është nga ushtritë më të suksesshme nga Skënderbeu e këndej.

    Ai në një intervistë për emisionin “Spotlight”, prodhim i Gazetës Online Reporteri.net, thotë se UÇK-ja është e paprekshme, dhe në vend që të gjithë të krenohen me të, sipas tij duan ta shpallin të pavlefshme.

    “UÇK-ja nuk ka mundur me përmbushë betimin dhe misionin që e ka pas, ka mbërri shumë, është ndër ushtritë më të suksesshme prej Skëndërbeut e këndej. Neve 100 vite na ka marrë kohë me mbërri këtu, dhe pas këtyre 100 vitesh, atë ushtri duam ta shpallim të pavlefshëm sot, në vend që me u mburrë, me ndjerë si vlerë. Gjithmonë me qenë sy kritik ndaj atyre që bëjnë, por Nasim Haradinaj pasluftës nuk është luftëtar i UÇK-së, është Nasim Haradini, rrenci, vjedhësi, keqpërdoruesi, i marrë përsipër si Nasim Haradin, nuk kam të bëjë më me UÇK-në, sepse unë kur jam i poshtër normal që e përdori atë preambulën, atë çelësin magjik të UÇK-së, ndoshta me i bërë të këqija, por ajo (UÇK-ja) është e paprekshme, unë jam i prekshëm tutje e këndej, edhe secili”, ka deklaruar ai.

    Haradinaj pohon se disa që dikur e kanë sharë UÇK-në, sot sipas tij po e përdorin atë.

    “Disa edhe që e kanë sharë UÇK-në, tash po ju vyen, e kanë bërë aset, bagazh, pizhame, që i merr njeri në çdo udhëtim, secilën parti që shkon, po e marrë hisen timë po e çoj UÇK-në në këtë partinë tjetër, thua se ua ka bërë nëna UÇK-në atyrë. Ne nuk jemi pronar të UÇK-së, ne jemi pjesë që duhet me u ndi krenar për atë që e kemi bërë”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!