Nasim Haradinaj: Çdo gjë që e komprometon Gjykatën Speciale do ta publikojmë

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, e quan Gjykatën Specialen gjelltore, dhe gjykatë të kuzhinës serbe.


“Specialja është gjellëtore. Është krejt e kuzhinës serbe”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për Reporteri.net.

Haradinaj ka thënë se çdo gjë që e komprometon Gjykatën Speciale do ta publikojnë.

Ai thotë se janë për zbulimin e të gjitha krimeve, por jo të ndihmoje Serbia, por kjo të bëhet nga drejtësia kosovare. /Reporteri.net/.