Sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit e ka komentuar edhe NATO-ja.
Në përgjigjen për Klan Kosova, një zëdhënës i Aleancës Veri-Atlantike ka thënë se e dënojnë sulmin në Zubin Potok, por se tani është e rëndësishme të shoshiten, sipas tij, faktet përmes hetimeve të cilat duhet të jenë transparente, në mënyrë që sulmuesit të dënohen ndërkaq qytetarët të marrin sërish shërbimet elementare.
Në pyetjen nëse qëndrojnë në të njëjtën linjë me liderët e institucioneve shtetërore të Kosovës se pas sulmit terrorist qëndron Serbia, NATO thotë se “është thelbësore të shmanget çdo retorikë inflamatore apo veprimet që mund të përcillen me tensione të reja ngaqë kjo ndikon në sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit”.
Ky zëdhënës i NATO-s e ka bërë të qartë se Aleanca nuk do të përfshihet në asnjë hetim ndërkombëtar, siç është kërkuar, sepse “kjo detyrë i takon ekskluzivisht Policisë së Kosovës”, e kjo ndryshe nga çfarë ishte vepruar me sulmin terrorist në Banjskë.
Po ashtu nga Aleanca, që në Kosovë ka misionin paqeruajtës KFOR, thanë se nuk planifikon të përforcohet me trupa shtesë pos atyre 1000 që ka sjellë pas trazirave në Zveçan në maj 2023, dhe sulmit në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.