×
  • Lajme
  • Lajme

    Natyra Kuçi e PSD-së: Shteti të reagojë për helmimet në Deçan, mbi 800 qytetarë s’mund të presin më

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 11:20

    Natyra Kuçi e PSD-së, ka reaguar rastit të helmimit në Deçan, duke thënë se shteti duhet të reagojë menjëherë.


    Ajo thotë se qytetarët e helmuar të Deçanit nuk mund të presin më.

    Postimi i saj:

    Mbi 800 qytetarë të Deçanit helmohen e përfundojnë duke pritur nëpër spitale.

    Ky është skandal i tmerrshëm të cilit, për fatkeqësi të këtyre qytetarëve, po i mungon vëmendja nga pushteti qendror.

    A kanë vendosur që popull ta shohin vetëm votuesin e tyre, edhe nëse kjo i bjen që 800 veta të vdesin?

    Kërkojmë reagimin e menjëhershëm të qeverisë në mënyrë që të gjindet përgjegjësi për këto helmime. Këta njerëz nuk mund të presin më.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!