×
  • Lajme
  • Lajme

    Natyra Kuçi ironizon me Besnik Bislimin: Besniku është kalkulant, luan me shifra si Baki Kelani

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 15:08

    Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka ironizuar me ministrin Besnik Bislimi, pas reagimit të tij lidhur me aksionin para Qeverisë për emërimin e cmimit NOBEL me emrin e tij.


    Bislimi zgjodhi të sulmojë PSD-në, duke e quajtur si parti të vogël, ndërkohë që ajo që udhëhoqi aksionin e sotëm, Natyra Kuçi, ironizoi me të, shkruan Reporteri.net

    Kuçi ka thënë se Bislimin nuk e bën njohës të mirë të partive as fakti që sipas saj, është ministër i djathtë i partisë së majtë dhe as AKR-së, duke aluduar në faktin që Bislimi ia pat hartuar programin partisë së Pacollit.

    “Pasi mori “Çmimin Besnik Bislimi për Ekonomi”, Besnik Bislimi i jep zor për të folur edhe mbi organizimin e partive në Kosovë dhe resurset e tyre. Por, Besniku po ngatërrohet. Fakti që ministri i djathtë i një partie të majtë ka shkruar program për disa mijëra euro të një partie të djathtë, kjo nuk e bën njohës të të gjithē partive. Madje as të AKR’së në këtë rast. Sepse këtij i kanë interesuar vetëm mijëra eurot që mori”, ka thënë Kuçi.

    Ndërkaq, Kuçi e quan Bislimin si kalkulant dhe, sipas saj, ai është shndërruar në Baki Kelanin që luan me shifra “sic do shefi i tij”, duke aluduar në shakanë e para disa vitesh ku zëdhënësi i Policisë Kelani, pati zvogëluar shifrën e pjesëmarrësve në protestë.

    “Besniku i do numrat. Është kalkulant. Madje edhe kur s’bëhet fjalë për numra. Kalkulon mirë. Është i aftë edhe të jep dorëheqje nga një post publik që të mos e ngacmojë interesin e rehatinë personale. Siç bëri kur ishte deputet. Dhe po, Besniku, ky besnik i interesit personal, është shndërruar në Baki Kelanin e qeverisë që luan me shifra siç do shefi i tij. Por, me gjasë kaq mund të bëjë dikush që gjithë jetën është tërhequr nga hunda”, ka thënë ajo./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!