×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Ndalimi i duhanit në ambiente të mbyllura, Ministri Peci del edhe me një sqarim shtesë

    Reporteri
    16 Mars 2023 | 14:09

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka dal me një sqarim për aksionin e sotëm kundër pirjes së duhanit në ambiente publike.

    Ai ka thënë se ky aksion ka filluar që nga ministria e Bujqësisë e më pastaj ka kërkuar që të vazhdohet tek të gjitha institucionet shtetërore si objekti i Kuvendit të Kosovës, objekti i Qeverisë, çdo dikaster qeveritar etj.

    Postimi i tij i plotë:

    ℹ️Sqarim për publikun!

    ?Aksioni i sotëm kundër pirjes së duhanit në ambiente publike ka filluar që nga Ministria e Bujqësisë e më pastaj kam kërkuar që të vazhdohet tek të gjitha institucionet shtetërore si objekti i Kuvendit të Kosovës, Objekti i Qeverisë, çdo dikaster qeveritar, agjenci si dhe ambiente publike, kafene, lokale, dyqane e të tjera ambiente të përcaktuara me ligj.

    ?✋️Mbetem i përkushtuar që Ligji për Duhanin të zbatohet në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës.

    ?Ju bëj thirrje të gjithë pronarëve të lokaleve afariste e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që ta respektoni ligjin.

    ?Ska kthim mbrapa!

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!