×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndalimi i duhanit në hapësira të mbyllura, shqiptohen numër i konsiderueshëm i gjobave

    Reporteri
    17 Mars 2023 | 9:43

    10 vjet pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, institucionet janë aktivizuar për ta zbatuar atë.

    Pas një iniciative të Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë për Ushqim dhe Veterinarisë, nga kjo e enjte inspektorët e këtij institucioni kanë nisur punën në terren.

    Këtë të premte, ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se ligjet janë bërë që të zbatohen e jetësohen në praktikë “e jo që të mbeten në letër!”.

    “Pas inspektimeve të ditës së djeshme në tërë territorin e Republikës së Kosovës, janë shqiptuar një numër i konsiderueshëm i gjobave; gjë e cila nuk na bën të lumtur. Mirëpo zbatimi i ligjit nuk ka alternativë”, ka shkruar ministri Peci.

    Ministri i Bujqësisë ka bërë thirrje tek qytetarët si palë bashkëpunuese, duke thënë se “le ta zbatojmë ligjin me qëllim që ta shndërrojmë Republikën tonë në një vend të jetueshëm e shtet të së drejtës”.

    “Ftojmë qytetarët që kudo që evidentojnë raste të mos-zbatimit të Ligjit për Duhanin, t’i raportojnë në numrin 080050095 që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e ka në dispozicion”, ka shtuar ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!