Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare ”Perëndimi” në Gjakovë, sot gjatë vëzhgimit të terrenit kanë vërejtur lëvizje të dyshuara të një automjet “Audi 80” me targa vendore, i cili pastaj ishte ndalur në skaj të Autostradës në afërsi të fshatit Shkozë-Vermicë.
Patrullat e policisë kanë monitoruar dhe vëzhguar automjetin, kur në një moment në automjet kanë filluar të hyjnë pesë persona të cilët kanë ardhur nga pjesa malore afër autostradës.
Policia menjëherë ka ndërmarr veprime konkrete duke ndaluar dhe identifikuar të dyshuarit dhe personat tjerë të cilët kanë rezultuar të jenë migrant shtetas të huaj.
“Është inicuar rasti ndaj personave të dyshuar për “ Kontrabandim me migrant” si dhe janë njoftuar të gjitha njësitet relevante, përfshirë njësinë për megrim dhe të huaj, të cilat kanë dal në vendin e ngjarjes për trajtim dhe procedim të mëtutjeshëm të rastit dhe trajtim të personave të huaj sipas ligjeve në fuqi për të huajt.
Të gjitha veprimet policore janë kryer në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë kompetente.
Dy persona të dyshuar shtetas kosovar janë ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të rastit, për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.