×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndalohen në hyrje të Serbisë kryetari i Gjilanit dhe deputeti Aliu

    Reporteri
    27 Shkurt 2023 | 15:58

    Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, deputeti Luan Aliu dhe drejtori i Kadastrës në Gjilan, Bekim Salihu janë ndaluar në Serbi nga autoritetet serbe.

    Ende nuk dihet se cilat janë arsyet e ndalimit të tyre, porse është bërë e ditur se të njëjtit janë ndaluar dhe nuk po lihen as të vazhdojnë e as të kthehen.

    Lajmin e ka konfirmuar Zyra për Media e VV-së. Ata janë ndaluar rreth orës 14:00.

    Të njëjtit janë ndaluar te pikëkalimi kufitar, Dheu i Bardhë, nga policët kufitarë serbë, derisa ishin duke kaluar kufirin për në Preshevë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!