Në orët e pasdites, janë ndaluar për 48 orë dy zyrtarë ligjorë të Komunës së Prizrenit, Arben Krasniqi dhe Shqipëron Krasniqi.
Informacionin për TV Prizreni e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Fitore Mehmeti-Sejrani
.“Lidhur me rastin të cilit ju i referoheni, Prokuroria Themelore në Prizren ju njofton se, me urdhër të prokurorit, është ndaluar për 48 orë A.K., në cilësi të Udhëheqësit të Sektorit Ligjor në Komunën e Prizrenit, dhe Sh.K., në cilësi të Zyrtarit Ligjor në Komunën e Prizrenit, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), lidhur me rastin e këmbimit të pronës komunale me pronën private.Me rastin e ndalimit, është sekuestruar përkohësisht edhe një veturë e tipit “Audi A4”, ka konfirmuar zëdhënësja Mehmeti- Sejrani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.