Ndalohen vizitat nëpër burgje, të burgosurve do të flasin me familjarët me Skype

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar që nga sot deri më 27 mars janë ndaluar të gjitha vizitat nëpër të gjitha institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit.


Ky vendim erdhi, shkaku i masave parandaluese rreth koronavirusit.

SHKK thotë se të burgosurve do t’iu mundësohen telefonata me të shpeshta me familjarë dhe komunikim virtual përmes skypet, i cili tashme është i instaluar nëpër disa qendra korrektuese dhe shumë shpejt nëpër të gjitha qendrat.

Njoftimi i plotë:

Njoftim nga Shërbimi Korrektues i Kosovës

Shërbimi Korrektues i Kosovës duke kërkuar mirëkuptim nga të gjithë, njofton opinionin publik, familjarët e të burgosurve dhe të burgosurit, se për shkak të masave parandaluese rreth Koronavirusit (COVID – 19), me vendim të Qeverisë së Kosovës, nga sot, me datë 12 mars 2020, deri me datë 27 mars 2020, ndërpriten të gjitha vizitat familjare nëpër të gjitha institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit.

Gjatë kësaj periudhe kohore SHKK do të ndërmarr këto masa:

Të burgosurve do t`iu mundësohen telefonata me të shpeshta me familjarë dhe komunikim virtual përmes Skype, i cili tashme është i instaluar nëpër disa qendra korrektuese dhe shumë shpejt nëpër të gjitha qendrat;

Ndalohen transferet nëpër burgje për të burgosurit;

Reduktim të transportit në gjykata dhe prokurori, (vetëm në raste shumë emergjente);

Kontroll të vazhdueshme të stafit nga Mjeket të cilët veç janë në qendra korrektuese dhe ato të paraburgimit;

Kontroll të vazhdueshme të të burgosurve, të cilët kanë ndonjë simptomë infektive;

Furnizim brenda burgjeve për të burgosurit me material higjenik, siç janë: Shampon, sapun dhe dezinfektues për duar;

Furnizim me ujë të nxehtë 24 orë brenda burgjeve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin e gjerë rreth hapave në vazhdim.

Njoftim nga Shërbimi Korrektues i KosovësShërbimi Korrektues i Kosovës duke kërkuar mirëkuptim nga të gjithë, njofton…

Publiée par Shërbimi Korrektues i Kosovës sur Jeudi 12 mars 2020