×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndalohet 25-vjeçari në Prishtinë, i sekuestrohet revolja “Zoraki”

    Reporteri
    25 Qershor 2024 | 22:54

    Sot rreth orës 18:00, Policia e rajonit të Prishtinës ka sekuestruar një revole të tipit ZORAKI, të kalibrit 7.65mm, si dhe katër copë fishekë.

    Sekuestrimi rezultoi pas ndalimit dhe kontrollit të detajuar që iu bë një të dyshuari në rrugën “Selami Pulaha”, në Prishtinë.

    “Ndaj të dyshuarit; V. S, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia inicioi një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe i njëjti u procedua më tej”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!