×
  • Lajme
  • Lajme / Vendim

    Ndalohet hedhja e fishekzjarreve në Rahovec, ata që s’e respektojnë gjobiten me 100 euro

    Reporteri
    18 Dhjetor 2024 | 12:56

    Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka marrë vendim që të ndalohet hedhja e fishekzjarreve nga data 20 dhjetor deri më 10 janar, shkruan Gazeta Online Repoteri.net.

    Në një postim në Facebook, ku dhe ka publikuar vendimin, thuhet se personat që nuk e respektojnë një gjë të tillë do të gjobiten me 100 euro.

    “Për sigurinë dhe qetësinë tuaj gjatë festave të fundvitit, kam urdhëruar ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësirat publike. Zbatimi i këtij vendimi do të mbikëqyret nga inspektorët dhe Policia, ndërsa shkelësit do të ndëshkohen me gjobë prej 100 euro”, ka shkruar Latifi në Facebook.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!