×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndalohet një person për kultivim të kanabisit në Mramor të Prishtinës

    Reporteri
    24 Nëntor 2021 | 18:18
    Fotografi ilustruese.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet L.S., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit.

    Gjatë bastisjes në Mramor të Prishtinës, në shtëpinë me qira të dyshuarit, është identifikuar një laborator për prodhimin e substancave narkotike.

    Po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar 36 bimë narkotike marihuanë.

    I dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa prokurori i çështjes, do t’i ndërmerr veprimet e tjera procedurale ndaj tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!