Dogana e Kosovës ka ndaluar një tentim kontrabande me medikamente në pikën kufitare Hani i Elezit, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në njoftimin e lëshuar nga Dogana thuhet se kur është ndaluar vetura me targa kosovare, shoferi dhe bashkëudhëtarja kur janë pyetur nëse kishin për të deklaruar mall, ata u përgjigjën me jo.
Megjithatë, gjatë një kontrolli detaj të automjetit, u zbuluan medikamente të ndryshme të padeklaruara, të fshehura në gomat e rezervës.
Komunikata e plotë:
ZBULOHEN TENTIM KONTRABANDA E MEDIKAMENTEVE
Prishtine 14 Maj 2024 në pikën doganore te Hanit te Elezit zyrtarët e Doganës parandaluan një tentim kontrabandimi te medikamenteve.
Një automjete me targa kosovare u paraqit për kontroll doganor, derisa drejtuesi i automejtit si dhe bashkudhëtarja në pyetjen e oficerëve doganor në lidhje me posedimin e mallrave u përgjigjën se nuk kishin mall për deklarim. Megjithatë, gjatë një kontrolli detaj të automjetit, u zbuluan medikamente të ndryshme të padeklaruara, të fshehura në gomat e rezervës.
Llojet e medikamenteve të gjetura përfshijnë:
OZEMPIC 1mg – 45 pako, TRESIBA 5X3 ml – 20 pako, RYZODEG 5X3 ml – 10 pako, NOVOMIKS 5X3 ml – 20 pako, etj.
Bazuar në këto zbulime, u konstatua se personi fizik ka kryer një kundërvajtje doganore, e cila është sanksionuar sipas nenit 276 të KDAK-së.
Ftojmë të gjithë qytetarët dhe bizneset që t’i raportojnë çdo informacion të dyshimtë dhe të ndihmojnë në luftën tonë të përbashkët kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës.