×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndalohet vizita në qendra të paraburgimit, instalohet Skype për të komunikuar familjarët me të burgosurit

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 18:56

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në qendrat e paraburgimit në Kosovë për shkak se janë ndaluar vizitat e familjarëve me të burgosurit, kanë instaluar skype-n.


    Për shkak se janë ndaluar vizitat, është instaluar skype në mënyrë që të burgosurëve të iu mundësohet komunikimi me familjarët e tyre, shkruan Reporteri.net

    “Në secilën qendër korrektuese dhe të paraburgimit në vendin tonë është instaluar aplikacioni Skype për të zgjidhur çështjen e komunikimit dhe moscenimin e të drejtës së asnjë të burgosuri. Meqë për shkak të shëndetit të burgosurve kemi ndërprerë vizitat e familjarëve tashmë secili i burgosur ose në paraburgim mund të komunikojë përmes Skype me familjarët e tij. Bashkë do t’ja dalim”, ka shkruar Haxhiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!