×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndarja e Kosovës, Daçiq i reagon Thaçit: Për këtë vendosin Amerika e Rusia

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 17:56

    Presidenti Hashim Thaçi ditë më parë deklaroi se “ndarja e Kosovës është e mundur vetëm përmes trupit tim të vdekur”.


    Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.
    “Kjo është qesharake. Ai i pari është për korrektim kufijsh sepse dëshiron t’i marrë komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë”, ka thënë Daçiq.

    Sipas tij idenë për korrigjimin e ka paraqitur Vuçiq, por shton se nuk janë zhvilluar bisedime se kujt çfarë do t’i takojë.

    Daçiç më tej shton se për këtë çështje vendosin SHBA e Rusia.

    “Amerika gjithmonë pyet çfarë mendon Rusia dhe kundërta. Bolton (John, këshilltar për siguri kombëtare), më ka pyetur se çfarë mendon Rusia. Lavrov (Sergej, ministër rus i Punëve të Jashtme), më ka thënë se më vonë e kishte pyetur Putinin (Vladimir, president i Rusisë) në Moskë”, ka deklaruar Daçiqi, për televizionin “happy”.

    Ai ka thënë se pa Amerikën nuk mund të zgjidhet asgjë, por ajo aktualisht i ka problemet e veta.

    “Po shohim se Biden (Joe) po hyn në garën për president, Biden, Obama (Barack), Clinton (Bill) kurrë nuk kanë dashur të flasin për këto gjëra, neve na shkon më për shumë për shtati kjo administratë. Vështirë se do ta zgjidhin problemin deri në fund të zgjedhjeve presidenciale amerikane”, ka thënë Daçiq.

    Ministri serb ka folur edhe për taksën ndaj produketeve të tyre që ka vendosur Republika e Kosovës.

    Ai ka thënë se Kosova do ta heqë taksën e vënë ndaj mallrave të Serbisë, por ashtu që ajo të mos ndihet e turpëruar.

    “Tashmë e kam thënë se çdo gjë po ngjan në një shfaqje. Kosova do të shikojë si të reagojë, të heqë taksën por të mos dalë e turpëruar”, ka thënë Daçiq. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!