Të martën mbrëma në njëra diskotekën ’13 Rooftop’ në qendër të Prishtinës ka ndodhur një rrahje mes disa personave.
Ngjarja ka ndodhur brenda diskotekës, në prani të personave tjerë që kishin shkuar në ndejën e Bajramit të organizuar nga ky klub i nëntës.
Në një video të publikuar shihet teksa sigurimi i diskotekës tentojnë të qetësojnë njërin nga personat që ishte i përfshirë në këtë rrahje, shkruan Reporteri.net.
Nuk dihet nëse ka pasur të lënduar.
Ndryshe, ’13 Rooftop’ është raportuar të jetë në pronësi të biznesmenit Dardan Stublla, burrit të ish-Ministres së Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, që u bë i njohur në skandalin e blerjes së votave, në zgjedhjet e fundit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.