Kryeredaktori i Gazetës Insajderi, Vehbi Kajtazi ka thënë se do të kërkojë përgjegjësi për veprimet anti-ligjore të Policisë së Kosovës me rastin e ndërhyrjes në ambientet e Gazetës Insajderi të shtunën.
Kajtazi, në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ka thënë se rastin e ndërhyrjes së policisë së shtetit në zyrat e Insajderit do ta dërgojë deri në Gjykatën Kushtetuese.
“Shteti ka dështu me i siguru vaksinat, dhe meqë ka dështu duhet kërkuar fajtor dhe meqë ka dështu shteti, këta janë duke kërku fajtor për çështjen e vaksinave. Pastaj dështimet e tyre mundohen t’i mbulojnë me preison ndaj mediave, duke përdorur prokurorinë në mënyrë të paligjshme”, ka thënë Kajtazi.
“Ne, Insajderi, do të kërkojmë përgjegjësi për veprimet anti-ligjore që i ka ndërmarr shteti dhe ky rast do të përfundojë deri në Gjykatën Kushtetuese”, ka nënvizuar ai.
Gazeta Insajderi, të premten publikoi një shkrim rreth procesit të sigurimit të vaksinave kundër koronavirusit në Kosovë, si dhe korrespondencën ne mes të ministrit të Shëndetësisë dhe zyrtarëve tjerë, me përfaqësuesit e kompanisë Pfizer.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.