Babai i ish-presidentit Fatmir Sejdiu, Nexhmi Sejdiu, i është ndarë mirënjohje e veçantë për kontributin e tij për zhvillimin e arsimit nga shoqata e arsimtarëve shqipëtarë “Naim Frashëri”.
Ishte vet ish-presidenti Sejdiu i cili e postoi këtë njoftim me krenari.
“Sot shoqata e arsimtarëve shqiptarë “Naim Frashëri” Kumanovë – Likovë në Hotle pati një kremtë të veçantë. Ata ndanë çmime për nxënësit dhe mësuesit më të mirë shqiptarë të këtyre dy komunave.
Pata emocione të papërshkrueshme me nderin që i kishin bërë babait tim Nexhmi Hamit Sejdiut duke i ndarë mirënjohje të veçantë post mortem për kontributin e tij për zhvillimin e arsimimit shqip në atë rrethinë në vitet e 50-ta të shekullit të kaluar”, shkroi Sejdiu.
Në këtë kremtë mori pjesë edhe ministri i Ministrisë së Arsimit të Republikës Veriore të Maqedonisë, Arbër Ademi dhe zëvendës-kryeministri, Sadulla Duraku.
“Pata rastin që t’i falenderoj të pranishmit për mikpritjen e ofruar për familjen tonë në ato vite të rënda pas daljes së babait nga burgu. Peshë të veçantë këtij manifestimi i dha edhe prania e Ministrit të Arsimit të Republikës Veriore te Maqedonisë z.Arbër Ademi, Zëvendës Kryeministrit zSadulla Duraku dhe personalitete tjera nga pushteti vendor”, shkruan Sejdiu.
Tutje, ish-presidenti Sejdiu falendëroi mësuesin Samet Jahiji, njëherit edhe kryetar i kësaj shoqate.
“Pashë sot një brez të rinj shkollarësh të cilët treguan shkathtësitë e tyre të dijës në shumë fusha.
Këtë e pashë si fryt edhe të punës së babait tim dhe të shumë mësuesëve të përndjekur nga Kosova.
Një falenderim të veçantë e shpreh për mësuesin Samet Jahiji kryetar të Shoqatës”, përfundon ish-presidenti Sejdiu.