×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    Nderohet legjenda e futbollit, Fadil Vokrri, në katërvjetorin e vdekjes

    Reporteri
    09 Qershor 2022 | 19:21

    Legjendën Fadil Vokrri, në katër vjetorin e vdekjes, e vizitoi tek varri Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova.

    Në shoqëri të tij ishte Uran Ismaili, i vetmi nga figurat politike të vendit që kreu homazhe për legjendën, që filluan me prezencën e familjes së ngushtë të Vokrrit në ora 10:30 në lagjen Arbëria të kryeqytetit.

    Pas tyre erdhën futbollistët e Kombëtares së Kosovës, në krye me trajnerin e tyre Alain Giresse dhe Kryetarin e Federatës, Agim Ademi.

    Edhe ky grup e nderoi me homazhe Fadil Vokrrin, ashtu sikurse ish bashkë lojtarët e tij tek gjenerata e artë e Prishtinës.

    Më 9-të qershor të vitit 2018-të, Fadil Vokrri kishte ndërruar jetë pas sulmit në zemër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!