Mininstria e Infrastrukturës dhe Ambientit, Departamenti për Patentë Shofer, ka ndërprerë paraqitjen e provimeve dhe testimin e kandidatëve për patentë shofer nga pjesa teorike dhe praktike në të gjitha njësitë regjionale, për shkak të koronavirusit.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të lëshuar për medie, ku kërkohen mirëkuptim nga kandidatër për patentë shofer, autoshkollat dhe opinion publik, shkruan Reporteri.net.
Ky vendim erdhi si masë parandaluese për përhapjen e virusit COVID-19, ndonëse në Kosovë ende nuk ka asnjë rast të prekur nga ky virus.
Ky është njoftimi i plotë:
Duke kërkuar mirëkuptim nga kandidatët për patentë shofer, autoshkollat dhe opinionin publik, njofton se në konform masave parandaluese rreth koronavirusit, sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nga sot (12 mars), ndërprehet paraqitja e provimeve dhe testimi i kandidatëve për patentë shofer nga pjesa teorike dhe praktike në të gjitha Njësitë Regjionale të Patentë Shoferëve në përputhje me vendimin e Qeverisë për masat parandaluese kundër koronavirusit./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.