×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërpritet seanca e Kuvendit, deputetët nuk kthehen pas pauzës

    Reporteri
    31 Tetor 2024 | 14:38

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka ndërprerë seancën e sotme të Kuvendit, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Kjo pasi shumica e deputetëve nuk u kthyen në sallë pas pauzës që parashihej të zgjaste deri në orën 14:00.

    “Mesa po e shoh mazhoranca nuk po merr në këtë seancë dhe ora shkojë mbi 20 minuta përtej asaj se kur e kemi thirr vazhdimin e seancës. Po propozojë që kjo seancë të vazhdojë të hënën në orën 12:00, pasi ta kryejmë mbledhjen e kryesisë,” u shpreh Konjufca gjatë fjalës së tij në Kuvend.

    Seanca do të vazhdojë të hënën pas mbledhjes së Kryesisë.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!