Në mungesë të kourumit, Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë seancën plenare, në të cilën ishin paraparë të shqyrtohen 20 pika të rendit të ditës.
“Meqë Kuvendi nuk i ka numrat këtu e ndërpremë seancën”, ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, raporton gazeta online Reporteri.net.
Ndërkaq, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë lëshuar sallën e Kuvendit, ku po mbahej seanca për shqyrtimin e 20 pikave të rendit të ditës.
Një gjë e tillë ka ndodhur derisa po shqyrtohej pika e parë, propozimi i gjashtë deputetëve nga Partia Demokratike e Kosovës, të cilët kërkuan shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.