×
  • Lajme
  • Lajme / 15:00

    Ndërpritet seanca e Kuvendit, shtyhet për të hënën

    Reporteri
    19 Prill 2025 | 15:17

    Edhe pas dy tentimeve, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedh të propozuarën e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit.

    Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka ndërprerë seancën pas dështimi të dytë që Haxhiu të zgjidhet kryeparlamentare.

    Dehari njoftoi se seanca do të ndërpritet për 48 orë dhe do të vazhdojë të hënën, në ora 15:00.

    Kujtojmë se në dy votimet Haxhiu ka marrë 57 vota të deputetëve, por të pamjaftushme pasi nevojiten 61 vota. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!