×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërpritet seanca e Kuvendit, vazhdon të hënën

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 20:54

    Seanca e Kuvendit ka mbyllur punimet për të vazhduar të hënën me pikat e mbetura. Ndërsa nesër vazhdon seanca në të cilën pritet të raportojë për 100 ditëshin e qeverisjes, kryeministri Hoti.


    Në seancën e sotme ishin në rend dite projektligji për vlerat e luftës së UÇK-së, dhe ajo për rimëkëmbje ekonomike, por që asnjëri nuk mori votat e duhura.

    Ndërsa deputetët me shumicë votash votuan marrëveshjen e IPA-së, shkruan kp. Po ashtu u zgjodhën edhe anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!