Është ndërprerë seanca e Kuvendit të Kosovës. Pasi kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti kërkoi kohë shtesë për emrin e kryeparlamentarit, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj ka hedhur ve në drejtim të tij, shkruan Reporteri.net.

Pasi Kurti mbaroj fjalën e tij dhe po shkonte drejt ulëses, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj e ka gjuajtur me vezë.

Menjëherë ka reaguar deputeti i VV-së, Valon Hoti, i cili  ka dalë menjëherë për ta ndalë Kadrijajn.

Reklamë

Menjëherë kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka thirrur sigurimin në sallë dhe ka ndërprerë punimet e seancës.

Reklamë

Pas situatës së krijuar ka hyrë sigurimi në Kuvend për ta mbrojtur Kurtin, por kanë vrapuar edhe deptuetë të tjerë.