×
  • Lajme
  • Lajme

    S’ka më vaksina, ndërpritet vaksinimi kundër Covid-19 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë

    Reporteri
    23 Prill 2021 | 18:12

    Ministria e Shëndetësisë sot informoi se në Qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë nuk do të ketë vaksinime kundër COVID-19 gjatë fundjavës dhe në ditët në vijim, sepse sipas ministrisë, dozat e parapara për vaksinim, janë dhënë të gjitha.


    “Vaksinimi në këtë qendër do të fillojë kur të arrijnë doza të tjera, derisa në ato komuna (QKMF) ku ka ende doza të pa administruara, vaksinimi do të vazhdojë ditët në vijim, deri në dhënien e të gjitha dozave në dispozicion.”, bëri të ditur MSH.

    Ndryshe, deri tani, me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca janë vaksinuar 22.096 persona nga 24 000 dozat e para të marra përmes mekanizimit COVAX.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!